Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.
Nuk munguan urimet nga personalitet e ndryshme shqiptare, duke përfshirë këtu edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka reaguar shpejt në rrjetet sociale, duke postuar një foto të Gjakovës me mbishkrimin:
”Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë”
Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë? ?? #Tokyo2020 pic.twitter.com/bvs0mN7fNP
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 26, 2021
Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë./GO/
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...