Gjiganti francez po synon blerjen e Paul Pogba.
Sipas gazetës ‘Marca’, PSG është duke synuar transferimin e Pogbas gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se drejtuesit e klubit francez po synojnë ta ‘bindin’ Kylian Mbappe të qëndrojë në ekip, dhe këtë do ta bëjnë me transferimin e mesfushorit të Man Utd.
‘Parisienët’ kanë për synim fitimin e trofeve të rëndësishëm sezonin e ardhshëm, e për të arritur një gjë të tillë ata kanë qenë shumë aktiv deri më tani në merkato.
Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Ginaluigo Donnaruma dhe Sergio Ramos janë katër futbollistët që kanë nënshkruar me PSG deri më tani.
Thuhet se me transferimin eventual të Pogbas merkato do të jetë e mbyllur për Parisin. /Lajmi.net/
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...