Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ka qenë Zaev ai që ka publikuar fotografi nga takimi virtual që ka pasur me dy liderët e tjerë të Ballkanit dhe shkruan se kanë diskutuar për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.
Pritet që të tre liderët të takohen në Shkup në 29 Korrik, ku do të zhvillohet dhe forumi ekonomik.
“Këtë mëngjes kam zhvilluar një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ne organizojmë në Shkup më 29 Korrik.
Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkruan Zaev./tvklan.al/
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...