Ka nisur sot në mbarë Shqipërinë java e vaksinimit të hapur.
Për 7 ditë me radhë çdo qytetar mbi 18 vjeç do ketë mundësi të vaksinohet në çdo qendër shëndetësore, apo edhe pikë të vaksinimit që funksionon në Shqipëri.
Për t’u imunizuar çdo i interesuar nuk ka nevojë të bëjë aplikim apo të rezervojë vaksinim, pasi mjafton që të paraqesë pranë punonjësve shëndetësor vetëm një kartë identiteti.
Krahas vaksinimit në qendrat shëndetësore dhe pikat e organizuara të imunizimit masiv, ekipet shëndetësore do të vijojnë edhe vaksinimin derë më derë për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin.
Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 1 milion e gjysmë vaksina dhe ka injektuar në popullatë mbi 1 milion prej tyre./tvklan
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...