Ambasada amerikane në Kosovë, ka përshëndetur kthimin e 11 qytetarëve të Kosovës nga Siria.
Siç thuhet në reagimin e ShBA-së ky veprim tregon përgjegjësinë e Kosovës dhe është shembull për vendet tjera.
ShBA thotë se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit.
“ShBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Twitter.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 shtetas të Kosovës, gra dhe fëmijë, janë kthyer në vendlindje nga zonat e konfliktit në Siri./arbresh.info/
The U.S. commends yesterday's repatriation of Kosovan citizens from conflict zones in Syria. These returns demonstrate Kosovo's willingness to take responsibility for its citizens while setting an example for others. Kosovo is a leader in the fight against terrorism & extremism. https://t.co/QRXTMBc12V
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 18, 2021
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...