Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri u bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, ndërsa gjatë ditës së fundit janë zbuluar 13 persona.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Ditën e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete ndërsa nga ana tjetër janë regjistruar dy të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2 456 raste vdekjeje.
Statistika (15 Korrik 2021)
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...