Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës është përfshirë sot nga zjarri.
Sipas njoftimit të zyrës për informim të kësaj komune, zjarri në objektin e ri të Komunës vihet nën kontroll, punëtorët dhe qytetarët u evakuuan me kohë, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan. Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën./arbresh.info/
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...