Delegacioni i FSSHK-së i prirë nga Kryetari i FSSHK-së Blerim Syla, Nënkryetari i FSSHK-së Blerim Delija, Përfaqësuesi Regjional për Regjionin e Pejës Bujar Agusholli si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së QKMF-Deçan sot në mëngjes kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për tu njoftuar më për së afërmi me situatën e krijuar pas helmimit të mbi 1000 të helmuar.
Nga menaxhmenti i QKMF-së u morrën informata në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve të trajtuar, furnizimin me barna dhe material të nevojshëm për ofrim të shërbimeve shëndetësore, menaxhimin e stafit shëndetësor të kësaj qendre pas situatës së krijuar.
Kryetari i FSSHK-së u zotua para të pranishmëve se si Federatë jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë materiale si dhe kadrovike, që të mundësohet shërbimi shëndetësor për të gjithë pacientët në nevojë e në veçanti pas shpalljes së gjendjes emergjente.
FSSHK ju bën apel institucioneve shtetërore që të intervenojnë në krijimin e kushteve para se të shpallet gjendja emergjente jo pasi që të shpallen ato.
Të gjithë së bashku në mbështetje të pacientëve si dhe të punësuarve në QKMF-Deçan.
Një falenderim për angazhimin dhe punën e palodhshme për Drejtorin e këtij institucion dhe të gjithë stafit të angazhuar gjatë këtyre ditëve.
FSSHK kërkon nga të gjitha instancat shtetërore që sa më shpejt të zbardhet arsyeja e helmimit të qytetarëve në Deçan. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...