Kryeministri Zoran Zaev tha në konferencën e sotme për shtyp se Rezoluta e OBRM-PDUKM-së paraqitur në Kuvend për mbrojtjen e vijave të kuqe kombëtare është e papranueshme për shumicën qeverisëse, sepse emri kushtetues nuk përdoret në të.
“Rezoluta përmend Republikën e Maqedonisë në disa vende, në mënyrë kushtetuese duhet të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Çdo rezolutë ka një preambulë, ndërsa emri kushtetues është shmangur atje”, tha Zaev.
Kryeministri shtoi se Maqedonia do të reagojë ndaj adresimit si “maqedonas të veriut” nga Slavi Trifunov, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari dhe se ai pret që zbatimi i udhërrëfyesit të fillojë së shpejti.
“Zbatimi i udhërrëfyesit do të fillojë shumë shpejt, është diçka që do të inkurajojë të dy vendet mike. Unë pres që projektet në shëndetësi, kulturë, arsim, sport, infrastrukturë të fillojnë së shpejti”, shtoi Zaev dhe tha se shanset janë 50-50 për formimin e një qeverie të re bullgare./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...