Shpenzimi i ujit të pijshëm në këto temperatura të larta është enorm, filluar nga keqpërdorimi që po bëhet në forma të ndryshme, edhe pse jemi duke punuar me kapacitete maksimale nga të tre Impiantet e trajtimit të ujit, Albanik, Badoc dhe Shkabaj.
Të gjithë ata konsumatorë që kanë probleme me mungesë uji në katet e sipërme apo kanë shtypje të ulët, duhet t’i zgjedhin ato probleme së bashku me investitor dhe me këshill banesor, ngase pa ngritje mekanike, nuk mund të marrin ujë vazhdueshëm, perveç kësaj infrastruktura nëntokesore nuk përballon kërkesën per uje.
Andaj, ne nuk jemi të obliguar që t’i furnizojmë katet e sipërme me ujë të pijshëm dhe jemi në kuadër të Rregulloreve të ARRU-së.
Pra, çdo mungesë uji në këtë periudhë ( në katet e sipërme) që është jashtë orarit të planifikuar të reduktimeve , konsumatori duhet zgjidhur me investitorin dhe këshillin banesor, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave