Pas vizitës në Kosovë e në Maqedoninë Veriore, gjenerali Wesley Clark ka shkuar edhe në Shqipëri.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një fotografi në Twitter, ku shihet bashkë në veturë me gjeneralin Clark.
“Është shumë mirë ta fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, burrin që ishte në krye të operacionit të NATO-s për ta çliruar Kosovën”, shkroi në postim kryetari i kryeqytetit shqiptar.
It’s so good to start the day catching up with local hero @GeneralClark – the man at the helm of the @NATO operation to liberate Kosovo ??❤️??❤️??
Loved seeing you, Sir! pic.twitter.com/gG73SN4bJW
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) July 9, 2021
Ndryshe, gjenerali Clark qëndroi ditë më parë në Kosovë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit.
Gjatë vizitës, ai tha se është i lumtur që u kthye përsëri në Kosovë dhe se është i kënaqur që po sheh përparim dhe demokraci./arbresh.info/
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...