Miliona amerikanë janë ende të pa vaksinuar dhe të pambrojtur dhe si pasojë e kësaj komunitetet e tyre janë në rrezik, paralajmëroi të hënën presidenti amerikan, Joe Biden.
Në thirrjen e tij të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, presidenti tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit.
Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit Delta.
Presidenti Joe Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. / arbresh.info/
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus