Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik të Shqipërisë.
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e S. Kukajt e cila mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.
Efektivët e repartit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton Tch.
Ndërkohë, shtetasja S. Kukaj ndodhej në shtëpi, së bashku me familjen, në momentin kur ka rënë zjarri.
Shtetasja S. Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore