Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen me nderime të larta nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysée, ndërsa Ambasadorja Butel e vlerësoi takimin e 23 qershorit si përmbajtësor.
Të arriturat kryesore të Qeverisë në këta tre muaj, puna drejt reformave thelbësore, forcimi i shtetit të së drejtës si dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Kosovës, ishin mes temave të diskutuara në këtë takim miqësor ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ambasadores Butel. /arbresh.info/
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje