Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Shefen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për projekte specifike të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut.
Miniustrja Rizvanolli dhe Gomes kanë folur kryesisht për sektorin e TIK-ut, ku shefja e Ambasadës ka deklaruar që mund të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Luksemburgut sa i përket trajnimit të njerëzve, organizimit të punëtorive, por gjithashtu në nxitjen e partnerëve potencial nga Luksemburgu për investime në Kosovë për shkak të ekspertizës së gjërë në këto fusha.
Tutje, është diskutuar rreth ndihmës teknike në sektorin e energjisë, e cila mbetet ndër fokuset primare të Ministrisë së Ekonomisë dhe nevojës së investimeve në këtë drejtim.
Ministrja Rizvanolli dhe Shefja e Ambasadës, Gomes mbesin të sigurta për bashkëpunim të frushtshëm në të ardhmen në të dy këto fusha./arbresh.info/
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait