Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vazhdon vaksinimi i pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 586.537 doza të vaksinave, ndërsa 227.851 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.732 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.299 qytetarë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 484.220 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...