Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit, e tash e disa ditë punën atyre po ua lehtësojnë edhe qytetarët të cilët po dërgojnë dëshmi të shoferëve të cilët po shkelin rregullat gjatë vozitjes.
Së fundmi, Policia ka njoftuar se ka dënuar një shofer me gjobë 150 euro, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë, njofton policia.
Shoferit të cilit i është shqiptuar gjoba, ishte duke lëvizur në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Ndryshe, sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar, kurse 47 tjerë me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 544 tiketa trafiku./arbresh.info/

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur