Legjenda angleze, Gary Neville ka këshilluar trajneri Gareth Southgate në lidhje me formacionin titullar të Anglisë për ndeshjen me Ukrainën, ndërsa ka propozuar rikthimin e Mason Mount në ekip.
Anglia do të ndeshet nesër (e shtunë) me Ukrainën në kuadër të ndeshjen çerekfinale në Euro 2020 dhe ekipi është i kompletuar.
Megjithatë, trajneri Southgate ka pasur vështirësi në zgjedhjen e formacionit, pasi ka në ekip shumë yje dhe disa herë është detyruar të bëjë zgjidhje të dhimbshme.
Legjenda Neville është munduar ta ndihmoj Southgaten duke i propozuar një formacion titullar në ndeshje ndaj Ukrainës.
Neville ka thënë se ylli i Chelseat, Mount duhet të kthehet në formacionin titullar pas dy ndeshjeve mungesë shkaku i infektimit me Covid-19, ndërsa e këshilloi trajnerin e Tre Luanëve të përdor një formacion 4-2-3-1.
Në mesfushës, përveç Mount, Neville ka thënë se duhet të luajnë edhe Declan Rice e Kalvin Philipps nga mbrapa, ndërsa Phil Foden dhe Raheem Sterling nga krahët.

Portieri sipas legjendës angleze duhet të vazhdoj të mbetet Jordan Pickford dhe mbrojtja të formohet nga Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire dhe Luke Shaw.
Sulmuesi i vetëm në formacionin e këshilluar nga Neville duhet të jetë kapiteni Harry Kane.
Formacioni i propozuar nga Neville.

Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali