Pasaportat që do të jepen nga dita e sotme do të mbajnë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Këtë më herët e vërtetoi edhe ministri i MPB-së, Oliver Spasovski në pyetje të deputetëve.
Sa i përket afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta dhe leje vozitje) me emrin vjetër, të njëjtat do të duhet të ndërrohen deri më 12.02.2024, ndërsa për vlefshmërinë e letërnjoftimeve, qytetarët do të njoftohen për shkak se Ligji për letërnjoftim ende ndodhet në procedurë kuvendare.
Po ashtu kishte edhe përditësim në sistemin për dokumente personale para disa javëve dhe kjo bëhej për shkak të vendosjes së emrit të ri.
Sot ministri Bujar Osmani vërtetoi se qytetarët ende po ballafaqohen me vështirësi me marrjen e pasaportave me afat të skaduar.
“Për shkak të pandemisë, shumë qytetarë nuk kishin mundësi të marrin pasaportat e tyre. Atyre që u ka skaduar afati janë të vlefshme deri më 31 dhjetor me njoftim tonin, por varet nga shtet nëse do të pranojnë ose jo. Informacionet na thonë se ka shtet ku kërkojnë të qëndrojnë afatet. Kjo ishte një përpjekje e jona për të lehtësuar aty ku mundemi”, tha Osmani./Telegrafi/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”