Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian Ulrichke Lunacek ka bërë thirrje partive opozitarë në Kosovës që ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehen në Kuvend.
“Apeloj përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë që të mos vazhdojnë edhe më tej në eskalim të situatës. Partive opozitare iu rikujtoj në demonstratat tradicionale të jo dhunshme që kanë bërë kosovarët”, ka thënë ajo në një deklaratë për media.
Lunacek ka thënë se tash është në potez Gjykata Kushtetuese vendimi i së cilës pritet të mirret në janar dhe deri atëherë partitë opozitare duhet që të kthehen në Kuvend.
Lunacek ka thënë se opozita duhet ta mundësojë që puna në Kuvend të vazhdojë siç është rasti rreth buxhetit, që duhet të miratohet për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë