Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.
Ajo ka thyer rekorde të shumta, teksa është bërë edhe ndër artistet më të dëgjuara në platformat digjitale, shkruan portali arbresh.info
Përpos kësaj, Dua është e hapur edhe sa i përket jetës private, duke ndarë informacione rreth lidhjes së saj.
Sot i dashuri i saj Anwar Hadid feston ditëlindjen 22-të.
Dua ndau disa çaste me të dashurin gjatë gjithë marrëdhënies së tyre derisa nuk munguan edhe ato nga pushimet.
Ndërsa një tjetër e sheh dyshen duke u relaksuar në shtrat me qenin e tyre Dexter.
Me titullin e postimit romantik, ajo shkroi: ‘Urime ditëlindjen i dashur @anwarspc një tjetër xhiro rreth diellit … ti e bën botën time shumë më të mirë’.
Tutje shtoi: ‘Jam me fat që të dua dhe jam e dashura jote. Mezi pres të festoj me ju sot’.
Vlen të theksohet se çifti pëlqehet shumë nga fansat, duke u dhënë atyre përherë vëmendje të madhe. / arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron