Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Uellsit pritet të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në Euro 2020.
Sot fillojnë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve dhe pritet të bëhet edhe më nxehtë, pasi ekipet kombëtare tashmë e njohin më mirë njëra-tjetrën.
Turqia dhe Uellsi janë gati për takimin e dytë të Grupit A, takim që zhvillohet në ‘Olympic Stadium’ të Bakut nga ora 18:00.
Kombëtarja Turke ka humbur takimin e parë nga Italia dhe synon ta shijoj fitoren e parë, ndërsa Uellsi dëshiron rezultat pozitiv pas barazimit me Zvicrën.
Trajnerët e të dyja ekipeve kombëtare pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Formacionet e mundshme
Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyncu, Meras; Under, Ayhan, Yokuslu, Kahveci, Calhanoglu; Yilmaz;
Uellsi: Ward; Davies, Rodon, Mepham, Roberts; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore;
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...