Futbollisti me prejardhje nga Serbia, Marko Arnautoviq që luan për Kombëtaren e Austrisë raportohet se ka ofenduar rëndë lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Arnautoviq realizoi në fitoren 3-1 të Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në takimin debutues, raporton Demokracia.com.
Pas realizimit të golit, Arnautoviq thuhet se e ka sharë me nënë dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga stoli i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.Por, duket se për këtë gjuhë skandaloze Arnautoviq është pishman pasi ka kërkuar falje në gjuhën shqipe në llogarinë e tij në Instagram.
“Kishte disa fjalë të nxehta dje në emocionet e lojës për të cilat do të doja t’u kërkoja falje sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: nuk jam racist. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë”, ka shkruar Arnautoviq.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...