Jordi Alba e ka përshkruar situatën të Spanja si të komplikuar, pasi Llorente dhe Sergio Busquets kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ata mund të mos jenë pjesë e Spanjës për Euro 2020.
Alba i Barcelonës thotë se situata është shumë e komplikuar, pasi edhe lojtarët frikësohen të dalin pozitiv me COVID-19, diçka që automatikisht do t’i dërgonte ata në shtëpi.
“Kur mbërrijnë rezultatet e analizës, ne shikojmë njëri-tjetrin dhe kjo tregon se ekziston pasiguri, por duhet ta kapërcejmë këtë. Ne kemi qenë me këtë situatë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit dhe në një farë mënyre jemi pak a shumë, nuk dua të them mësuar, por të paktën të përgatitur për të gjitha që vijnë”, u shpreh ai.
“Shpresoj që të dy, si Busquets, ashtu edhe Llorente, të mund të kthehen. Sigurisht, unë nuk jam ai që duhet ta marrë atë vendim. Kjo i takon Luis Enriques”.
“Euro 2020? Unë jam optimist, dhe nëse i bëjmë gjërat mirë mendoj se do të jemi në luftë për turneun. Por duhet të kemi kujdes sepse kemi shkuar edhe në Brazil 2014 dhe France 2016 në grupin e favoritëve dhe gjërat nuk shkuan mirë”.
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...