Mats Hummels thotë se ndihet i sigurt se Gjermania do ta shmangë turpërimin e madhe në Euro 2020, tri vjet pasi dështoi plotësisht për ta mbrojtur titullin në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Trajneri Joachim Low bëri shumë ndryshime në ekipin kombëtar gjerman për kampionatin e kontinentit evropian, me synim për t’u përmirësuar nga eliminimi turpërues në fazën grupore në turneun e fundit, transmeton Gazeta Express.
Hummels, i thirrur përsëri në kombëtare bashkë me Thomas Mullerin për herë të parë që prej pensionimit të tyre të detyruar pas atij dështimi, ndien se ekipi i tanishëm gjerman është më i bashkuar tani, një ekip që do të sigurohet për ta shmangur çfarëdo eliminimi të hershëm.
Duke folur para Kampionatit Evropian që nis të premten më 11 qershor, mbrojtësi i Borussia Dortmundit tha për Kicker: “Në atë kohë, e kishim telashe për ta gjetur njëri-tjetrin si ekip në stërvitje dhe në ndeshje”.
“Por kjo sigurisht se nuk do të na ndodhë kundër Francës. E them sinqerisht se ndjesia tani është tjetër krahasuar me të atëhershmen.”
Ai shtoi: “Të gjithë duan të bashkohen si ekip, të gjithë jemi gati për ta flijuar veten për ekipin. Ne mund të shkojmë larg. Jemi në binarë: e kemi që i kemi aftësitë për ta fituar turneun”.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...