Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi është deklaruar pas fitores së Kosovës ndaj Maltës me rezultat 2:1.
Blendi Idrizi u dallua me paraqitje të mirë përkundër lojës së zbehtë të Kosovës në fitoren në miqësoren ndaj Maltës me rezultat 2:1.
Në deklaratat e tij pas ndeshjes, mesfushori theksoi se futbollistët e dhanë maksimumin nga vetja, transmeton lajmi.net.
“Nuk besoj se na mungoi shpirti luftarak, nganjëherë është fati në pyetje. Miloti kishte disa raste në pjesën e parë, andaj nuk besoj se ishte në pyetje shpirti sepse të gjithë e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh Idrizi për SSK.
“Unë jam futbollist që e shijon lojën”, shtoi ai.
Sa i përket të ardhmes së tij në Schalke 04 pas rënies nga Bundesliga, ai nuk ka dhënë garanci.
“Të shohim, duhet të bisedojmë”, u shpreh Idrizi.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...