Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet gjatë ditës së sotme, për t’u përgatitur rreth ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos më 1 qershor dhe më pas ndaj Maltës pas 3 ditëve.
Me fillim nga ora 20:00 do të fillojë edhe stërvitja e “Dardanëve” në stadiumin e kryeqytetit Fadil Vokrri, raporton lajmi.net.
Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.
Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.
Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.
E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadergjonajt.
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër