Është me të vërtetë e rëndësishme të flasësh ballë për ballë, veçanërisht për gjëra të tilla. Këto janë takime të rëndësishme dhe kryesore për punën diplomatike. Qëllimi ynë është që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat gjatë presidencës Portugeze të BE.
Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva pas një takimi me Kryeministrin Zoran Zaev në Shkup.
Silva theksoi se ai pret një përmirësim dhe, siç tha ai, shpresojmë që të jemi në gjendje të përmirësojmë kornizën negociuese në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Natyrisht qëllimi ynë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE-së është që të marrim pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare të BE-së, të fillojmë kornizën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, tha ai, duke shtuar se është me rëndësi të madhe për ta mbajtja e konsultave politike në Shkup me autoritetet e vendit./Telegrafi/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë