Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 41-të, ku në rend të ditës janë 70 pika – propozim vendime dhe ligje në më shumë sfera, si dhe interpelanca për punën e ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe për resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, të parashtruara nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Në Kuvend për sot janë caktuar dy seanca të komisioneve dhe atë seanca e Komisionit për politikë të jashtme dhe të Komisionit ligjvënës-juridik.
Të dy organet kuvendore duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës dhe Qeverive të palëve të tjera në Iniciativën për parapërgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore, për aranzhmanet me vendin nikoqir për Sekretariatin e Iniciativës për përgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore./Telegrafi/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...