Kombëtarja e vajzave në volejboll ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pas mbylljes së kualifikimeve në CEV EuroVolley 2021, Kombëtarja është kthyer nga Nitra e Sllovakisë, duke u ndalur fillimisht në Vjenë, e pastaj në Prishtinë.
Kombëtaren dolën për ta pritur presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Duke i uruar për paraqitjen, Gjinovci e Nikqi i kanë inkurajuar për punë e suksese edhe në të ardhmen.
FVK do të mbështesë secilën prej Kombëtareve dhe do të japë maksimumin për prezantim të denjë të vlerave të volejbollit tonë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër