Me pankarta në duar e lot në sy, dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme, në mbështetje të Palestinës, e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin .
“Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”, lexohet në disa prej pankartave që mbajnë qytetarët në duar.
Siç mund të shihet edhe nga fotot e shkrepura nga “LSA”, në protestë kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza./tch/

Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog