Këngëtarja Tuna është bërë nënë për herë të dytë vetëm pak ditë më parë duke i surprizuar të gjithë. Megjithatë, lajmet dhe spekulimet e ditëve të fundit nuk e kanë penguar aspak Tunën të ndajë me fansat çastet më të bukura të këtyre ditëve kur sapo ka nisur mëmësinë për herë të dytë.
Me rastin e Fitër Bajramit, këngëtarja, për t’u uruar të gjithëve festën, ka ndarë në Instastory momentin e parë me dy djemtë e saj, Tian dhe Zen.
Vëllai i madh është duke puthur të voglin në këtë video disasekondëshe që Tuna ka ndarë me miqtë virtualë. Zen, ende pa i ndier lëvizjet që ndodhin rreth tij, duket si një engjëll dhuratë në jetën e Tunës dhe vëllait të tij, Tian. Ky i fundit, ndërkohë, ka marrë shpejt rolin e Big Brother të dashur dhe të kujdesshëm.

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës