Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se para disa ditësh është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve, ku ndër të tjera është miratuar granti specifik i arsimit parauniversitar, i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 euro.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në atë takim kanë planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit të mos reduktohet numri i mësimdhënësve.
Në vijim ajo ka paraqitur politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i Granteve për vitin 2022/24:
Politikat në vazhdimësi për vitin 2022-2024 janë:
Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, 100 asistentë të punësuar tashmë vazhdojnë punën.
Pagat jubilare.
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.
Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €
Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, në shumë prej 2,014,527€ (paga dhe meditje 1,935,679 € dhe 78,848 € mallra dhe sherbime) .
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale 38,400 €.
Politika të reja për vitin 2022-2024:
Pagesa e shpenzimeve për shujten ditore për nxënesit nga kl. 1-5. ( 4.000.000 €) .
Ndryshimet i bëjmë me punë e angazhim të përbashkët
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...