Ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa e vizitoi Kombëtaren e vajzave në volejboll.
Para darkës, në ditën e parë të qëndrimit në Mal të Zi, volekbollistet “Dardane” kanë patur në Hotel Voco, vizitor të veçantë ambasadorin Hysa, transmeton arbresh.info
“Gëzohem që ju shoh. Ju jeni ambasadorët më të mirë të këtij vendi. Ne mund të mos i kemi elementet tjera që i kanë kundërshtarët, por ne kemi zemër dhe atë po e tregoni me dashurinë për fanelën e Kosovës” – ka thënë mes tjerash ambasadori Hysa.
Atë e ka falënderuar përzgjedhësi Lorik Ilazi e kapitenja Adelajda Prenga, derisa drejtori i Kombëtares Agron Istogu i ka dhuruar një flamur me logon e FVK-së dhe simbolin e Kosovës, thuhet në komunikatë.
Ambasadori Hysa u ka uruar sukses vashave kosovare, duke ofruar mbështetjen e tij për çfarëdo nevoje gjatë qëndrimit në Mal të Zi.
Kosova sot i nis kualifikimet pêr CEV EuroVolley, me ndeshjen ndaj Malit të Zi, nga ora 20:00./arbresh.info/
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...