Më sallën sportive në shkollën e mesme të Mjekësisë në Tetovë sot u realizua simulim i vaksinimit kundër coronavirusit. Kjo qendër është paraparë për pikë vaksinale, ndërsa autoritetet pas simulimit theksuan se nga nesër vaksinimi masiv mund të fillojë pa pengesa.
Pika do të punojë në dy ndrime, nga ora 08:00 në mëngjes deri në ora 20:00 dhe do të sigurohen 20 kabina ku do të zhvillohet vaksinimi.
“Procesi i përgatitjeve në këtë pikë ka përfunduar, ndërsa sot kishin edhe provën kryesore. Në Tetovë deri tani për vaksinim janë paraqitur 11 mijë persona, por me hapjen e kësaj pike vaksinale sigurisht se ky numër do të rritet”, tha drejtori i spitalit të Tetovës, Borivoje Jorgaqieski.
Në procesin e vaksinimin në Tetovë janë përfshirë 40 punonjës shëndetësorë të cilët do të punojnë në dy ndrime ndërsa në dy-tre ditët e para në këtë pikë vaksinale do të vaksinohen nga 1.000 persona në ditë./Telegrafi/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...