Zgjimi i fantazmave nga e kaluara, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve, është një ide e rrezikshme dhe nuk duhet të vihet në tryezë, u tha sot në Shkup zëvendës ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Martin Klus.
Klus tha se Sllovakia mendon që Maqedonia e Veriut dhe dhe Shqipërisë duhet të nisin së bashku negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ne besojmë se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të fillojnë negociatat së bashku, kështu që është më e lehtë për të dy vendet, por edhe më e lehtë për ne. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ne që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat nuk janë vetëm pozitive, natyrisht.
Jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, të dy do të bëhen anëtare të BE shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki”, tha mes tjerash Klus.
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...