Pas mbylljes së votimit dhe optimizmit të Lulzim Bashës për fitore, situata në selinë blu paraqitet e qetë. Gazetarja e “Vizion Plus”, Olta Blaceri, në një lidhje për “Zgjedhje 2021” njoftoi se strukturat janë të pozicionuara pranë ZAZ për të ndjekur procesin e numërimit.
“Pasi lideri i opozitës Lulzim Basha shpalli fitoren, situata në selinë e PD është më e qetë, të gjithë janë larguar, përveç Bashës. Grupi i punës që vazhdon të mbledhë të dhëna është optimist. Strukturat janë të atashuara pranë ZAZ për të ndjekur procesin e numërimit.”
Sa i përket përqindjes së lartë të votuesve në këto zgjedhje, Blaceri tha se i jep shpresë PD-së për të siguruar një rezultat të mirë.
“Përqindja e lartë e votuesve i jep shpresë Partisë Demokratike për një rezultat shumë të mirë. PD pret që përqindja të jetë e lartë edhe në rang kombëtar, për të pasur me shumë shanse për një fitore. PD sot kishte përgatitur një atmosferë më festive, në 2017 ishte tjetër. Basha dha një mesazh dukshëm më optimist se në zgjedhjet e tjera.”
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...