Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden , u bë sot Presidenti i parë i SHBA-ve që njohu zyrtarisht masakrën ndaj armenëve nën Perandorinë Osmane, si një gjenocid.
“Populli amerikan nderon të gjithë ata armenë që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”, tha Biden në një deklaratë.
Lidhur me këtë rast, nuk ka munguar reagimi i Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, raporton “The Guardian”.
“Fjalët nuk mund ta ndryshojnë ose ta rishkruajnë historinë”, u shpreh Cavusoglu në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, vazhdoi ai./arbresh.info/

Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu