Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij do ta përkrahin cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Megjithatë Tahiri thotë se ajo cka Kurti po bën është diçka që nuk bëhet për shkak se s’mund të ndiqet ligjërisht një kategori e caktuar.
“Kurti po bën diçka që nuk bëhet. Zyrtarët e VV’së që thonë se po bëjnë ligj për zyrtarë e jo qytetarë. Kjo është kundërkushtetuese nëse bën ligj me ndjek një kategori të caktuar”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai tha se kjo iniciativë do të hasë në probleme të ndryshme, e për këtë solli edhe shembull.
“Që ta konfiskosh sot pasurinë e pajustifikueshme, neve na duhen hetues dhe prokurorë të specializuar në këtë fushë. Qe një shembull, si mendon ministrja e Drejtësisë ta konfiskojë një pasuri të tillë në Maqedoni, Shqipëri e vendet e tjera. Kur e çon një letër në Shqipëri me hetu një pasuri të një personi, duhet me çu përmes prokurorit. Pra, kur e çon ministri, ai ta kthen prapa, sepse për me hetu një pasuri të caktuar duhet të shkojë përmes prokurorit, jo përmes ministrit”, ka thënë Tahiri.
“Unë i inkurajoj me vazhdu me këtë iniciativë dhe ne i presim në Kuvend. Ne do t’i përkrahim në cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë”, theksoi Tahiri.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...