Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën pas një të shtëne me armë.
Artisti 36-vjeçar i “Grind With Me”, u qëllua në Miami, sipas një deklarate të lëshuar nga ekipi i tij Baby Blue u sulmua sot në mëngjes nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratë.
Një video e publikuar në mediat sociale tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave të shtrirë në tokë ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë.

Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët.Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe ata janë ende në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.
Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, ishte anëtar i Pretty Ricky, i cili shënoi hite në vitet 2000 me “Grind With Me” dhe “On the Hotline”. Ai kohët e fundit luajti në serialin e realitetit të VH1 “Love & Hip Hop: Miami”.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...