Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në rënien e nivelit të lindjeve në botë, ka gjetur një studim i kryer nga demografi austriak Thomas Sobotka.
Studimi i kryer nga demografi në Akademinë Austriake të Shkencave, tregon se asnjë vend në botë i mbuluar nga sondazhi – 15 anëtarë të BE-së, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Koreja e Jugut, Tajvani, Norvegjia dhe Ukraina – nuk ka parë një rritje të lindshmërisë nëntë muaj pas pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Për më tepër është shënuar një rënie e madhe e nivelit të lindjeve, për shembull në Spanjë me 20 përqind.
Rënia më e madhe në nivelet e lindjeve u regjistrua në vendet ku vala e parë e pandemisë shkaktoi nivele të larta infeksioni dhe një numër të madh të vdekjeve, të tilla si Spanja dhe Italia. Në Itali, niveli i lindjeve ra me tetë për qind.
Situata në Hungari është gjithashtu e dukshme, ku numri i lindjeve u rrit deri në muajin e nëntë pas fillimit të pandemisë, dhe në nëntor numri u ngec, për të rënë me tetë përqind në dhjetor dhe me 10 përqind në janar.
Në Austri, niveli i lindjeve ra me 5.5 përqind, që korrespondon me trendin mesatar të të gjitha vendeve të analizuara. Në Danimarkë, Finlandë dhe Norvegji, niveli i lindjeve mbeti i qëndrueshëm.
Sobotka vlerëson se shkaku i rënies së natalitetit duhet të kërkohet për arsye ekonomike si dhe shëndetësore, sepse gratë kanë frikë të mbesin shtatzënë gjatë pandemisë.
Sipas studiuesit, besohet se pandemia e Covid-19 do të lërë pasoja të mëdha edhe pasi të kalojë./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...