
President Joe Biden speaks from the Treaty Room in the White House on Wednesday, April 14, 2021, about the withdrawal of the remainder of U.S. troops from Afghanistan. (AP Photo/Andrew Harnik, Pool)
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se dënimi i një ish-oficeri policie për vrasjen e George Floyd “mund të jetë një hap gjigant përpara në marshimin drejt drejtësisë në Amerikë”.
Por ai paralajmëroi: “Ne nuk mund të ndalemi këtu”.
Oficeri Derek Chauvin u shpall fajtor të martën për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje.
Dënimi ka të ngjarë të ndodhë brenda dy muajsh, dhe Chauvin mund të kalojë dekada në burg. Ai pritet të apelojë kundër vendimit, raporton BBC.
Në një telefonatë me familjen e Floyd pas shpalljes së vendimit, presidenti u dëgjua duke thënë: “Të paktën tani ka një farë drejtësie”.
Në paraqitjen televizive pak më vonë, Biden tha se një vendim i tillë ishte “shumë i rrallë”.
“Ne nuk mund ta lëmë këtë moment ose të shohim larg duke menduar se puna jonë është bërë. Ne duhet ta shikojmë atë ashtu siç pamë për ato nëntë minuta dhe 29 sekonda,” tha ai.
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...