Britania ka shqetësime të rëndësishme lidhur me grumbullimin e forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe dëshiron të qetësojë situatën, tha të martën ministri i jashtëm Dominic Raab.
Më shumë se 100,000 trupa ruse janë mbledhur në kufirin e Ukrainës dhe në Krimesë së aneksuar, ka thënë zyra e diplomatit të lartë të BE-së, transmeton arbresh.info
“Ne kemi shqetësime të konsiderueshme në lidhje me grumbullimin e fundit ushtarak rus të forcave në kufirin e Ukrainës,” u tha Raab ligjvënësve.
“Ne jemi duke punuar me aleatët … dhe objektivi ynë është të parandalojmë Rusinë, të sigurojmë Ukrainën dhe të qetësojmë situatën.”/Reuters/arbresh.info/
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!