Legjenda e futbollit portugez Luis Figo e ka quajtur iniciativën e themelimit të Superligës Evropiane si një lëvizje “lakmitare dhe katastrofale” për futbollin.
Bota e futbollit ka reaguar pasi 12 klube – përfshirë Juventusi, Milani dhe Interi – kanë vendosur të shkëputen dhe të themelojnë Superligën Evropiane.
Figo ka thënë se klubet themeluese të kësaj gare janë “lakmitare” dhe ka parashikuar katastrofë për komunitetin e gjerë të futbollit.
“Kjo e ashtuquajtur Superligë është çdo gjë pos Superit. Kjo lëvizje lakmitare dhe e pashpirt mund të shkaktojë katastrofë për futbollin në nivelin bazë, për futbollin e grave dhe komunitetin e gjerë të futbollit. Vetëm për t’i shërbyer interesave të pronarëve, të cilët kanë ndaluar së interesuari për tifozët e tyre shumë kohë më parë dhe janë mospërfillës ndaj meritave sportive. Tragjike”, ka shkruar Figo në Twitter.
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...