Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka shprehur dëshirën për t’u bërë lojtar profesionist i lojës së pokerit, kur të pensionohet nga futbolli.
Ylli brazilian nisi të luajë poker gjatë Kupës së Botës në vitin 2014 dhe e ka fituar një pëlqim të madh për këtë lojë që prej atëherë.
Neymari tregoi se kishte luajtur poker me Gerard Piquen gjatë kohës sa ishte në Barcelonë dhe tani e bën me Keylor Navasin dhe Leandro Paredesin në Paris Saint-Germain.
I pyetur nga CNEËS nëse synimi i tij është të bëhet lojtar profesionist i pokerit kur të pensionohet nga futbolli, Neymar tha: “Është e vërtetë, është e vërtetë. Është njëra prej gjërave që më pëlqen ta bëj më së shumti”.
“Ndihem rehat dhe mendoj se pasi ta lë lojën e futbollit, do të jem në gjendje të bëj turne, të udhëtoj për të luajtur nëpër turne në të cilat gjithmonë kam dashur të marr pjesë, që deri tani nuk kam mundur ta bëj shkaku i agjendës dhe karrierës sime”, shtoi ai.
“Pra, pasi të pensionohem nga futbolli, pokeri është njëra prej gjërave që do ta bëj, do të udhëtoj për të luajtur në turne pokeri”./ Gazeta Express/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...