Do të dilni në darkë me partnerin tuaj? A pini të dy alkool?
Apo ai pi alkool, ndërsa jeni në rregull edhe me një gotë ujë?
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Miçiganit është gjetur se zakonet e pirjes ndikojnë shumë në kënaqësinë që mund të ketë një marrëdhënie.
Studimi anketoi 2,767 çifte të martuar rreth zakoneve të tyre të pirjes, transmeton portal arbresh.info
Rezultati ishte se nëse çiftet ishin të prirur për një gotë alkool, ose të dy nuk pinin fare, ata ishin përgjithësisht më të kënaqur me martesën sesa çiftet ku vetëm një partner pi.
Efekti më negativ është gjetur tek ata që gruaja pi dhe burri jo.
Drejtuesit e studimeve theksojnë se çiftet nuk duhet të ndryshojnë zakonet e tyre të pirjes me shpresën për të përmirësuar marrëdhënien e tyre. Por nëse i dashuri juaj heziton të pijë rregullisht alkool, duhet të bëni të njëjtën gjë, për të minimizuar potencialin për konflikt./arbresh.info/
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...