Të martën një person është gjetur pa shenja jete, në vendin e tij të punës, në një fabrikë në Rahovec.
Është bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan portali arbresh.info
“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 13.04.2021-08:05. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar policia.
“Rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonalë, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dergohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...