Dje pasdite në magjistralen Shkup-Veles, para pikë pagesës Sopot, policia e Departamenti për Polici Kriminale, Sektori për Tregti të Paligjshme të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme në koordinim me SPB Veles, arrestuan D.K. (24) dhe A.A. (31), të dy nga Velesi, sepse gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerit xhip “Audi”, i drejtuar nga D.K., ku A.A. ishte si bashkudhëtar, dhe pas kontrollit iu është gjetur kokainë, informojnë nga Ministria e Brendshme.
Personat u mbajtën në stacion policor dhe me udhëzimet e Prokurorit Publik nga Prokuroria Publike në Veles, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal për shkak të dyshimit se ata kishin kryer krim sipas nenit 215 të Kodit Penal./Telegrafi/
Jaka nga IKD: Pas rinumërimit, integriteti i deputetëve të r...
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...