Granit Xhaka ende nuk e ka të ardhmen e sigurt dhe krejt kjo falë formës së tij të shkëlqyeshme.
Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës është duke kaluar momentet e tij më të mira në karrierë.
Kapiteni i skuadrës së famshme gjermane Borussia Moenchegladbach po kërkohet nga shumë skuadra të ndryshme evropiane, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Arsenali.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja angleze ‘Metro’, Arsenal ka bërë gati 21 milionë funte për mesfushorin e Gladbachut.
Mbetet të shihet nëse skuadra gjermane do ta pranojë apo jo këtë ofertë, mirëpo në rast se një gjë e tillë do të ndodh, atëherë Xhaka do të luftojë për titullin e kampionit në Ligën Premier
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...