Shoqëritë njerëzore së shpejti do të fillojnë të përjetojnë efektet negative nga ndryshimet klimatike artificiale, ka paralajmëruar një ekonomist i shquar.
Ekonomisti, Prof. Richard Tol parashikon se, anët negative të ngrohjes globale do të kalojnë atë 1.1C. Ai është konsideruar nga shumë aktivistë si një “skeptik” i klimës.
Ai ka theksuar vazhdimisht efektet pozitive të CO2 për të mbjellat dhe pyjet. “Shumica e njerëzve do të argumentojnë se rritja e lehtë e temperaturave është ndoshta e dobishme për mirëqenien e njerëzve, në qoftë se e masni atë në para, por ngrohja në fakt është negative”, u shpreh Tol, transmeton Klan Kosova.
I pyetur nëse shoqëria është në atë pikë që mat më shumë përfitimet se sa pasojat, ai shprehet: “Po në qarqet akademike, ky është në fakt një zbulim i pakundërshtueshëm”.
Por ndërkohë shumë analistë të tjerë kundërshtojnë këtë ide, duke siguruar njerëzit që të mos shqetësohen për ngrohjen globale.
Ai thotë se një rritje prej 4 gradë Celzius do të ishte padëshirueshme, por e menaxhueshme për Evropën dhe të gjitha kombet e pasura të cilat mund të përballojnë shpenzimet
. Mënyra më e mirë e luftimit të ndryshimeve klimatike, ai i tha BBC News, ishte maksimizimi i rritjes ekonomike.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...